Loading…

Tërmkolli: Komandantët kanë provuar ta djegin shtetin për pushtet, vetëm LDK nuk e ka rrezikuar shtetin

  • 12/03/2019 | 08:36

Tërmkolli: Komandantët kanë provuar ta djegin shtetin për pushtet, vetëm LDK nuk e ka rrezikuar shtetin

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka thënë se vetëm LDK’ja nuk e ka sakrifikuar shtetin për pushtet, transmeton Gazeta Metro.


Tërmkolli ka thënë se subjektet politike daliimin e madhe e kanë në atë se si e shohin shtetin dhe pushtetin

“Kemi një dallim shumë të madh. Kanë provuar të gjithë komandantët që janë në politikë, me djegë shtetin për pushtet. E vetmja LDK-ja deri sot nuk ka rrezikuar shtetin për pushtet”, tha Tërmkolli.

Tutje ajo ka thënë se e vërteta është shumë e thjeshtë edhe nësë bisedojmë me vite

“…E vërteta është shumë e thjeshtë. Ne mund të bisedojmë me muaj e vite por gjërat janë shumë të thjeshta”, deklaroi Tërmkolli në RTV Dukagjin.

Zëvëndësministri i Jashtëm i Kosovës e Deputeti i AAK’së, Anton Berisha ka thënë se të gjithë janë provuar në pushtet dhe nuk është parë ndonjë dallim i madh.

“Ne kemi qenë bashkë edhe në AAK edhe në LDK…”, i është drejtuar Berisha, Tërmkollit.

“Ne [së bashku] duhet të nxjerrim më të mirën edhe në raportet regjionale…A do të hyjë LDK-ja tash apo më vonë në bisedime janë çështje teknike. Me rëndësi shoqëria të bashkohet në këtë betejën e fundit”, ka thënë më tej Berisha./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë