Loading…

Terminatori kthehet përsëri

  • 23/05/2019 | 22:54

Terminatori kthehet përsëri

Regjisori i njohur James Cameron ritkthehet në krye të udhëheqjes së filmave Terminator në filmin më të fundit për robotin nga e ardhmja, transmeton Gazeta Metro.


Terminator: Dark Fate është filmi më i fundit pas tre filmave jo aq të suksesshëm me këta personazhe, njëri prej tyre nuk e kishte as Terminatorin vet, Arnold Schwarcenegger, si protagonist. Përkundër se u investua e sollën aktorë të rinjë si Christina Bale, Emilia Clarke, nuk u pritën aq mirë nga publiku.

Tani në rolin e producentit të filmit James Cameron, merr udhëheqjen dhe ashtu siq diti të ketë sukses me dy filmat e parë e po ashtu me Avatar e Titanic, pritet njejtë edhe më këtë version.

Cameron riktheu aktoren veterane dhe yllin e dy filmave të parë, Linda Hamilton,The Terminator, Terminator: Judgment Day, që tani kanë status kulti prej adhuruesve të filmit. Linda Hamilton, që dikur ishte edhe e martuar me James Cameron, përsërit rolin e Sarah Connor, heroinës që përballet me robotët nga e ardhmja.

Trupës së aktorëve veteranë i bashkëngjiten dhe ylli i ri Mackenzie Davis. Regjinë e filmit e ka në dorë Tim Miller, i njohur për suksesin e tij me filmin Deadpool, e me skenar të David Goyer, i njohur për shkrimin në filmat me superheronjë si Batman e Superman./gazetametro.net      

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë