Loading…

Tërmeti shkatërrues: Izraeli dërgon për herë të parë ndihma në Siri

  • 06/02/2023 | 16:07

Tërmeti shkatërrues: Izraeli dërgon për herë të parë ndihma në Siri

Izraeli do të dërgojë për herë të parë ndihma në Siri. Bëhet fjalë për trupa që do t’i vijnë në ndihmë vendit pas tërmetit shkatërrues.


Duke folur në një konferencë për shtyp, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se një kërkesë ishte bërë nga regjimi i Asadit. Ai shtoi se ndihma izraelite do të dërgohet edhe në Turqi, raporton Sky News.

Zyrtarët sirianë kanë raportuar se qindra janë vrarë në vendin e shkatërruar nga lufta civile, si në zonat nën kontrollin e Damaskut ashtu edhe në veriperëndimin e kontrolluar nga opozita.

Izraeli dhe Siria kanë qenë në gjendje lufte për dekada, me periudha armëpushimi. Për një kohë, Izraeli ndihmoi rebelët sirianë në kufirin e Lartësive të Golanit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë