Shifrat e viktimave nga tërmeti shkatërrues në juglindje të Turqisë, afër kufirit me Sirinë, mund të shkojnë tetëfish më tepër ka paralajmëruar Organizata e Botërore e Shëndetësisë. Deri tani kanë janë regjistruar më shumë se 3400 mijë viktima deri tani, transmeton Gazeta Metro.
Kaq viktima janë raportuar në Turqi dhe Siri, dhe po shtohen me shpejtësi që prej se goditi tërmeti në mëngjes të të hënës. Rreth 12 orë më vonë, një tjetër dridhje e fuqishme ishte dëgjuar më në veri.
Deri tani mbi 1760 persona janë regjistruar si të vdekur në Turqi, ndërsa rreth 1 mijë janë konfirmuar të kenë vdekur në Siri.
Agjencia e OKB’së, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka paralajmëruar se shifrat mund të tetëfishohen derisa ekipet e kërkim-shpëtimit po gjejnë më shumë viktima nëpër gërmadha.
“Ne gjithmonë shohim të njëjtat gjë me tërmetet, fatkeqësisht, që raportet fillestare e njerëzve që kanë vdekur apo lënduar do të rriten konsiderueshëm në javët në vijim” i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve AFP, zyrtarja e lartë për emergjenca për Europën në OBSH, Catherine Smallwood./gazetametro.net
Urfa da en son deprem den sonra yıkılan bina daha 20 dk önce oldu pic.twitter.com/OjlPiNbqWy
— Mahmut Karadağ (@Mahmut_6310) February 6, 2023