Loading…

Tërmeti çan në dysh ndërtesën e ministrisë në Tiranë

  • 04/07/2018 | 13:40

Tërmeti çan në dysh ndërtesën e ministrisë në Tiranë

Tërmeti i sotëm në Shqipëri ka sjellë pasoja materiale në disa ndërtesa. Lëkundja ka shkaktuar dëmtime në disa prej ndërtesat historike të Tiranës, të shpallura monument kulture.

Një prej tyre është edhe objekti i Ministrisë së Bujqësisë. Sikundër duket nga kjo foto objekti që i takon arkitekturës italiane është ndarë në dy pjesë, ku dallohet një çarje e fuqishme në pjesën ballore të murit.

Ndërkohë çarje raportohet të ketë pasur edhe në sallat e komisioneve parlamentare, ku deputetët kanë braktisur mbledhjet, transmetojnë mediat shqiptare.

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në vendin tonë, në orën 11:02 të paradites së të mërkurës. Epiqendra e tërmetit ishte 30 km në veriperëndim të Tiranës, në Gjirin e Lalzit. Tërmeti ka shkaktuar panik te banorët e kryeqytetit, të cilët kanë dalë jashtë banesave.

Pas lëkundjes më të madhe, u ndje edhe një lëkundje më e vogël që e kishte epiqendrën në Adriatik, thellësia 5 km. Magnituda e tërmetit të dytë ishte 4, transmeton tch.

Dëmet e para materiale janë raportuar në Manzë të Durrësit. Si pasojë e lëkundjeve të tërmetit është shembur çatia e një banese. Panik ka pasur edhe në zonën e Ishmit. Emergjencat Civile thonë se nuk ka informacione për dëme masive.

Deputetët shqiptarë në tmerr, ikin nga tërmeti |VIDEO

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë