Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orët e para të ditës së hënë në qytetin e Fierit.
Epiqendra e tërmetit ishte 73 km larg Tiranës, 7 kilometra pranë Fierit, e lokalizuar pranë Patosit, raporton TV Klan.
Tërmeti gjithashtu është ndjerë i fuqishëm edhe në të gjithë qarkun e Vlorës. Gjithashtu një tjetër tërmet u regjistrua në zonën e Marinzës në Fier, me magnitudë 2.1 ballë të shkallës Rihter. /gazetametro.net