Loading…

Tërmet në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi (Foto)

  • 14/05/2017 | 08:44

Tërmet në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi (Foto)

Para pak minutash një tërmet i ri ka dridhur Shkupin me epiqendër 10 kilometra në thellësi të nëntokës së kryeqytetit të Maqedonisë.


Tërmeti ka pasur fuqi prej 4 shkallës sipas Rihterit dhe gjithashtu është ndjerë edhe në Lindje të vendit.

Dridhja është ndjerë edhe në pjesë tjera të Maqedonisë. Epiqendra ka qenë mes fshatrave Marinë dhe Haraçinë.

Tërmeti ka dridhur edhe Kosovën e  Serbinë.

Nga muaji shtator e këndej në Shkup kanë ndodhur disa tërmete dhe nga këto dukuri janë shkaktuar dëme të mëdha nëpër institucione dhe nëpër shtëpi private, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Deri tani janë paraqitur gjithësejt 5.2 milion denarë dëme të shkaktuara nga tërmetet.

Këto dëme janë paraqitur për institucionet lokale në Shkup, ku edhe ishin më të fuqishëm tërmetet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë