Një tremet ka goditur sot në mesditë pjesën jugore të Shqipërisë. Termeti me magnitudë 4.3 ballë është regjistruar dhe nuk ka të dhëna për dëme apo persona të lënduar.
Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane, epiqendra e tërmetit ka qenë 17 kilometra në jugperëndim të Gjirokastrës, me një thellësi vetëm 2 kilometra, shkruan Top Chanel.