Loading…

Tërhiqet Isa Mustafa, LDK tjetër kandidat për kryeministër (Foto)

  • 13/05/2017 | 14:25

Tërhiqet Isa Mustafa, LDK tjetër kandidat për kryeministër (Foto)

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa nuk do të jetë edhe një herë kandidatë i LDK-se për pozitën e kryeministrit.


Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Mustafa në përvjetorin e themelimit të LDK-së në Istog.

Ai ka thënë se së bashku me kryetarin dhe nënkryetarin e degës do të diskutojnë se kush do të jetë ai kandidat.

“Duhet të hapim rrugë në LDK për njerëz të ri. Sot në këtë tubim madhështor tuaj, me respektin më të madh do të ju informojë se do të ulëm me kryetarë dhe nënkryetar të degëve për të diskutuar se ksuh do të jetë ai kandidati i LDK-së për kryeministër të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Gazeta Metro nga burime brenda LDK’së ka mësuar se i preferuar i Mustafës për kandidat për kryeministër nga LDK, është Avdullah Hoti, person i afërt i tij, nga puna në Fakultetin Ekonomik, në Komunë të Prishtinës, dhe së fundi Ministër i Financave, dikaster ku LDK e bazon pothuajse krejt suksesin e qeverisë në dorëheqje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë