Loading…

Tërheqja nga privatizimi i pronave shoqërore nga Qeveria konsiderohet e jashtëligjshme

  • 12/11/2018 | 07:12

Tërheqja nga privatizimi i pronave shoqërore nga Qeveria konsiderohet e jashtëligjshme

Dhjetë muaj më parë, Qeveria e Kosovës i kishte propozuar Kuvendit të Kosovës që t’ia marrë kompetencat Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) mbi Pallatin e Rinisë.


Megjithatë, një gjë të tillë nuk e ka bërë për ndërmarrjet shoqërore që ndodhën në komunat me shumicë serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo javën që lamë pas ka miratuar propozimet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit lokal që të aprovohen kërkesat e komunave të Mitrovicës së veriut, Ranillugut, Kllokotit, Graçanicës dhe Zveçanit për tërheqje nga procesi i privatizimit dhe kthim në pronësi të komunës të objekteve dhe pronave të paluajtshme, me qëllim të realizimit të projekteve të interesit publik.

Këto vendime nga njohës të çështjeve juridike po konsiderohen si ndërhyrje e ekzekutivit në kompetencat e Kuvendit si dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Sipas tyre, pronat shoqërore janë nën menaxhimin e AKP-së dhe kjo agjenci është nën menaxhim të Kuvendit, dhe se vetëm Kuvendi mund të marrë vendime për fushëveprimtarinë e AKP-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë