Loading…

Tërheqja e Messit nga kombëtarja: Argjentina zgjedh kapitenin e ri

  • 09/09/2026 | 09:36

Tërheqja e Messit nga kombëtarja: Argjentina zgjedh kapitenin e ri

Një epokë e re pritet të nisë në kombëtaren e Argjentinës, me Cristian “Cuti” Romero që është zgjedhur për të mbajtur shiritin e kapitenit të “Albiceleste”-s pas tërheqjes së Lionel Messit.


Vendimi i përzgjedhësit Lionel Scaloni nuk është marrë në mënyrë spontane, por është pjesë e një plani të menduar prej kohësh për të ardhmen e kombëtares.

28 vjeçari, shihet si një prej figurave kryesore të brezit të ri dhe si një nga liderët natyralë të skuadrës.

Mbrojtësi i Tottenham Hotspur ka qenë një nga shtyllat e Argjentinës në vitet e fundit, duke luajtur rol të rëndësishëm në triumfet e Copa América 2021 dhe 2024, Finalissima 2022, si dhe në suksesin e madh në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Pas largimit të Messit nga roli i kapitenit, Romero nuk do ta mbajë i vetëm barrën e lidershipit. Në hierarkinë e re të skuadrës pritet të kenë peshë të madhe edhe figura si Emiliano Martínez dhe Leandro Paredes.

Kalimi i shiritit te Romero shënon kështu fillimin e një kapitulli të ri për Argjentinën, pas një periudhe të artë të udhëhequr nga Messi dhe një brez që i riktheu kombëtares trofetë më të rëndësishëm të futbollit botëror.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë