Loading…

Tërbohen banditët fashistë rus e brohorasin ‘Kievi është Rusi, Kosova është Serbi’, Putin i ka dekoruar këta horra për ‘patriotizëm’

  • 23/02/2022 | 16:02

Tërbohen banditët fashistë rus e brohorasin ‘Kievi është Rusi, Kosova është Serbi’, Putin i ka dekoruar këta horra për ‘patriotizëm’

Banda motoriste fashiste ruse ‘Ujqërit e Natës’ që i prinë famëkeqi Alexander Sergeivich Zaldostanov me nofkën ‘kirurgu’, publikoi një video përkrahëse për ambiciet fashiste të presidentit rus Vladimir Putin dhe në fund brohorasin edhe në mbështetje të ambicieve fashiste serbe për Kosovën, transmeton Gazeta Metro.


Zaldostanov që është themelues i këtij ‘moto klubi’ publikoi videon e këtyre këmishëzinjve modern në konton e tyre në Facebook.

“Përfundoi. Ujqërit e Natës falënderojnë presidentin e Rusisë, Donbas uron vëllezërit e vet Ditën e Çlirimit” shkruhet në titull.  Në xhirim shihet turma e kësaj bande motoristësh e mbledhur në festë dhe lideri i tyre tek mban fjalim.

“I nderuar Vladimir Vladmirovic, nga momenti i shpërbërjes së BRSS lufta është në pragun tonë. Ne iu kemi ndihmuar në përpjekjen që të përzëmë ata nga pragu…Nuk mund të presim asnjë orë, asnjë ditë. Atje në Donbas janë vëllezërit dhe shokët tanë…ne nuk jemi parti politike, e as nuk pretendojmë në pushtet, por si shtetas rus e mbështesim vendimin tuaj që të pranonin Donbas” tha Zaldostanov.

Këta banditë u shprehën të gatshëm në çdo moment për të shkojnë kudo që është nevoja. Pastaj shihet në xhirim  brohoritjet.

“Dobas-Rusia, Kiev-Rusia, Kosova-Serbia!”.

Presidenti rus Vladimir Putin ka dekoruar Zaldostan me 12 mars të 2013 me urdhrin e nderit për merita të veçanta për edukimin patriotik të rinisë.

Ky ‘kirurgu’ është i nderuar edhe në Serbi për miqësi, që e ka theksuar në intervista të shumta. Dëgjoni këta horra më poshtë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë