Loading…

Tentuan të bashkohen në grupe terroriste, arrestohen dy persona në aeroport

  • 18/12/2019 | 12:08

Tentuan të bashkohen në grupe terroriste, arrestohen dy persona në aeroport

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në aeroportin ndërkombëtar, pasi që dyshohet se të njëjtit kanë tentuar të bashkangjiten organizatave apo grupeve terroriste në Siri, transmeton Gazeta Metro.


Siç raporton Policia, të dyshuarit ishin dëbuar nga Turqia nën dyshimin për tentim për bashkangjitje në organizata terroriste.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

‘Aeroporti ndërkombëtar 17.12.2019 – 10:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që Turqia i kishte dëbuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë tentuar të bashkëngjiten organizatave apo grupeve terroriste në Siri. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje’, thuhet në njoftimin e Policisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë