Loading…

Tentoi të mashtrojë Amerikën me diploma fals, dënohet me burg shqiptari që fitoi lotarinë

  • 30/11/2021 | 17:26

Tentoi të mashtrojë Amerikën me diploma fals, dënohet me burg shqiptari që fitoi lotarinë

Dorëzimi i një diplome gjimnazi të falsifikuar në dokumentet e lotarisë amerikane jo vetëm që i ka djegur ëndrrën amerikane një 40-vjeçari nga Gjirokastra, por i ka kushtuar edhe një dënim me burg në Gjykatën e Tiranës.


I pandehuri Marsel Mera është shpallur fajtor për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve shkollore” dhe dënuar me 4 muaj heqje lirie. Rasti i tij u zbulua nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, gjatë filtrimit të dokumenteve të paraqitura nga 40-vjeçari si fitues i lotarisë amerikane.

Numri i tij i amzës, i përkiste një tjetër personi në regjistrat e gjimnazit të Memaliajt, nga pretendohej të ishte lëshuar dëftesa e pjekurisë. Referimi i rastit nga Ambasada Amerikanë në Prokurorinë e Tiranës, e çoi si të pandehur Merën.

Gjatë hetimit 40-vjeçari ka pranuar se nuk e kishte kryer shkollën e mesme dhe se ishte i ndërgjegjshëm që diploma ishte e falsifikuar, por ishte dëshira e tij e madhe për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që e bëri ta dorëzonte atë.

Ai ka treguar për hetuesit se dëftesa ishte blerë nga babai i tij në vitin 2004 kundrejt një shumë prej 4500 lekësh. 40-vjeçari është gjykuar pa masë sigurie dhe ndonëse u dënua me burg ai nuk ka shkuar në qeli. Sipas sistemit TIMS, ai rezulton të jetë larguar nga Shqipëria në muajin shtator, por sigurisht, jo drejt Amerikës. /A2

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë