Dy persona janë sulmuar me thika nga disa të tjerë, para dy ditëve në Prishtinë. Si pasojë e lëndimeve, të njëjtit janë dërguar në QKUK ku pas trajtimit janë liruar, shkruan Gazeta Metro.
Policia përmes raportit 24 orësh, njofton se rasti ka ndodhur në rrugën ‘Xheladin Hana’.
Policia konfirmon se të dyshuarit për rastin janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë, kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë, nga disa të dyshuar të panjohur. Viktimat janë dërguar në QKUK dhe të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë dhe të njëjtit, pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje./gazetametro.net