Loading…

Tentim vrasje në Prishtinë

  • 21/01/2017 | 12:44

Tentim vrasje në Prishtinë

Është arrestuar një person i dyshuar pasi që ka shtënë me armë zjarri dhe ka plagosur një person tjetër në rrugën Fehmi Agani në Prishtinë.


Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

“Dyshohet se i njëjti edhe me tre të dyshuar tjerë, derisa ishin në veturë kanë shtënë me armë zjarri AK-47 në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin e policisë.

Policia ka njoftuar se në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas dhe 12 gëzhoja të armës automatike AK-47.

I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë