Loading…

Tentim vrasje ndaj ish-ministrit Todorov, arrestohet atentatori (Foto/Video)

  • 01/06/2017 | 13:38

Tentim vrasje ndaj ish-ministrit Todorov, arrestohet atentatori (Foto/Video)

Një atentat ka ndodhur sot para Ministrisë maqedonase të Shëndetësisë ndaj ish-ministrit të këtij dikasteri, Nikolla Todorov.


Siç shkruajnë mediat në Maqedoni, Todorov ka qenë duke ecur shkallëve kur sulmuesi ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë tri herë në drejtim të tij.

Todorov shpëtoi pa u kapur nga plumbat, ndërkohë që sigurimi ka intervenuar menjëherë për të kapur sulmuesin, i cili më vonë është identifikuar si Ljupco Stojanovski nga Velesi, 57 vjeçar.

Raportohet se Stojanovski ishte gjyshi i vajzës me emrin Tamara e cila kishte vdekur duke pritur Fondin e Shëndetësisë për të marrë mjetet e nevojshme për realizimin e operacionit jashtë vendit.

Ministria e Shëndetësisë kishte lejuar Fondin vetëm një ditë pasi Tamara Stojanovski kishte vdekur.

Më poshtë, video e momentit kur u arrestua Stojanovski. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë