Loading…

Tentativa për sanduiçin rekord në Argjentinë dështon pas kaosit: Turma e ‘uritur’ futet në zonën e përgatitjes

  • 02/06/2026 | 20:55

Tentativa për sanduiçin rekord në Argjentinë dështon pas kaosit: Turma e ‘uritur’ futet në zonën e përgatitjes

Në qytetin Rosario të Argjentinës është organizuar një përpjekje për të vendosur një rekord të ri botëror, duke realizuar një sanduiç gjigant me gjatësi rreth 750 metra.


Për ndërtimin e tij janë përdorur rreth 1.5 ton mish viçi dhe mbi një mijë bukë të sheshta, në një projekt të madh gastronomik që synonte të hynte në Librin e Rekordeve Guinness.

Megjithatë, procesi është shoqëruar me vonesa, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi te turma e mbledhur për të ndjekur ngjarjen.

Situata ka dalë jashtë kontrollit kur disa persona kanë thyer barrierat mbrojtëse dhe kanë nisur të marrin ushqimin direkt nga tavolinat e përgatitjes, duke krijuar rrëmujë në vendngjarje.

Për shkak të këtij kaosi, përfaqësuesit e Guinness World Records nuk kanë arritur të kryejnë matjet zyrtare, dhe tentativa për rekord nuk është regjistruar.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë