Loading…

Tensionohet situata SHBA-Kinë në det, luftanijet britanike nisen për ndihmë

  • 27/05/2021 | 19:49

Tensionohet situata SHBA-Kinë në det, luftanijet britanike nisen për ndihmë

Teksa tensionet me Kinën në ujërat e rajonit janë shtuar së fundi, Shtetet e Bashkuara thotë CNN, mund të përballen me një ngërç në fuqinë e tyre detare atje.


Sipas dy zyrtarëve amerikanë që preferuan të ruajnë anonimatin, aeroplanmbajtësja USS Ronald Reagan me bazë në Japoni pritet të drejtohet gjatë ditëve në vazhdim për në Lindjen e Mesme, me qëllimin të mbështesë tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. Analistët ushtarakë thonë se një lëvizje e tillë mund të lërë pas një boshllëk të mbulimit që bëjnë transportuesit amerikanë në Azinë Lindore, e kjo pikërisht në kohën kur Pekini po rrit ngacmimet mbi Detin e Kinës Jugore dhe Tajvanin. Kina nga ana tjetër mund ta interpretojë këtë zhvendosje, si provë për pretendimet e saj se Washingtoni nuk mund të zbatojë angazhimet e veta ushtarake në Azi, thotë Collin Koh, një studiues në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare S. Rajaratnam në Singapor.

“Do të jetë ushqim i lezetshëm ky për makinerinë propagandistike të Pekinit”, shprehet Koh, sipas të cilit SHBA mund të mbetet pa transportues në Azi për muaj të tërë.

Eksperti Carl Schuster thotë se Washingtoni dhe edhe mënyra të tjera për të mbushur vakumin që do të krijonte largimi i një aeroplanmbajtëseje nga Azia, duke përmendur këtu anijen amfibe sulmi me bazë në Japoni që mban avionë luftarakë F-35 e cila sipas tij mund të qëndrojë përkohësisht në ujërat aziatike, e nuk përjashton as mundësinë që përsa kohë Reagan të qëndrojë larg, forcat ajrore amerikane të dërgojnë bombarduesit e tyre në Detin e Kinës Jugore.

Por, është mjaft interesante sesi mungesa e USS Reagan koincidon me një vizitë në rajon të grupit të luftanijeve britanike, të drejtuara nga aeroplanmbajtësja HMS Queen Elizabeth. Luftanija më e madhe e Britanisë që ka edhe F35 amerikane përveç varianteve angleze të të njëjtit avion, u largua nga Britania javën e kaluar me një flotilje e cila përfshin dhe një destrojer amerikan, e që pritet të ndalojë në Detin e Kinës Jugore gjatë rrugës së saj për në Japoni.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë