Loading…

Tensionet Amerikë-Rusi, ministri rus përmend bombardimet e NATO’s për Kosovën

  • 13/04/2017 | 00:11

Tensionet Amerikë-Rusi, ministri rus përmend bombardimet e NATO’s për Kosovën

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke folur në lidhje me sulmin e raketave amerikane në Siri, ka përmendur operacionet e mëparshme të Uashingtonit.


Lavrov ka kujtuar sulmin ndaj Republikës Federale të Jugosllavisë, i cili, sipas tij, është kryer pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Kur është fjala për Sirinë, kemi biseduar në lidhje me faktet historike, dhe Rex tha se atëherë ai ishte i ri në administratën amerikane dhe nuk dëshiron të merret me të kaluarën. Megjithatë, nëse ne nuk mësojmë nga historia, nuk do ta dimë të ardhmen”, ka thënë Lavrov, në një konferencë të përbashkët për shtyp me sekretarin amerikan, Rex Tillerson.

Në lidhje me këtë, diplomati rus ka përmendur ish-presidentin jugosllav, Sllobodan Millosheviq, me të cilin lufta e NATO-s filloi në qendër të Evropës.

“NATO bombardoi transmetuesit në Avala, e cila ishte krim lufte, sipas të gjitha interpretimeve të Konventës së Gjenevës, bombarduan pjesët rezidenciale të qytetit, shënjestër ishte edhe Ambasada e Kinës, urat dhe trenat”, ka thënë Lavrov, përcjell lajminet.

Ai mori shembull edhe vdekjen e ish-liderit irakian, Saddam Hussein, dhe vrasjen e udhëheqësit libian, Muammar Gaddafi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë