Loading…

Tensione në Veri: Pjesëtarit të FSK’së i vihet një bombë në oborrin e shtëpisë

  • Nga

  • 28/10/2018 | 17:37

Tensione në Veri: Pjesëtarit të FSK’së i vihet një bombë në oborrin e shtëpisë

Në shtëpinë e një pjesëtari të FSK’së që është nga komuniteti boshnjak në Mitrovicën e Veriut, ju është vënë një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë.


Një banori të Mitrovicës së veriut që është nga komunitetit boshnjak dhe që shërben si pjesëtar i FSK’së, e ka gjetur në oborrin e shtëpisë së tij një mjet shpërthyes, persona të panjohur e kanë hedhur atë në oborrinë e shtëpisë së tij, njofton gazetametro.net.

Mjeti shpërthyes që dyshohet të jetë një bombë, është demoluar me sukses nga ana e policisë duke kaluar pa ndonjë rrezik ndaj familjarëve.

Rastin për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënësi i FSK’së, Ibrahim Shala.

“Po rasti ka ndodhur, një pjesëtari i FSK’së nga komuniteti boshnjak e ka gjetur një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe kanë demoluar me sukses këtë mjet shpërthyes, rastin është duke e hetuar policia”, tha Shala, njofton gazetametro.net.

Kujtojmë se kjo dukuri në Mitrovicën e veriut është në rritje, deri tani kemi disa raste dhe viktima nga vënia e mjeteve shpërthyese në oborre të shtëpisë, lokale dhe vetura.

Ndërkaq nga policia ende nuk kemi ndonjë informacion në lidhje me rastin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë