Loading…

Tensione në Bujanovc para vizitës së presidentit shqiptar

  • 06/03/2017 | 13:34

Tensione në Bujanovc para vizitës së presidentit shqiptar

“Disa frikohen, të tjerët festojnë, ndërsa politikanët shtojnë benzinë në zjarr”, shkruan gazeta serbe Blic.

Vizita e nesërme e presidentit shqiptar Bujar Nishani në Bujanovc i ka rritur tensionet në këtë rajon.

Gjithçka ishte në rregull deri para disa ditëve, kur u paraqitën pllakatet me flamurin shqiptarë dhe me mbishkrim “Presidenti”.

Kudo që të sillen, qytetarët në Bujanovc mund të shohin fotografinë e Nishanit dhe mesazhin në gjuhën shqipe: “Mirë se vjen president”, transmetojnë mediet serbe, përcjellë gazetametro.net.

“Në cilin shtet jam duke jetuar? Për kë të votojë? Koha e zgjedhjeve, e në gjithë qytetin pllakatet shqiptare me presidentin e Shqipërisë. A është ai presidenti im? Mos është ai presidenti i Serbisë”, ankohet Milos S. nga Bujanovci gazetës serbe Blic.

Thirrjen për vizitë presidentit të Shqipërisë i ka bërë kryetari i Bujanovcit Shaip Kamberi me rastin e Ditës së mësuesit. Ai bashkë me kryetarin e Kuvendit Komunal dhe të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Jonuz Musliun është duke e përgatitur pritjen solemne në Sheshin qendror të qytetit.

Reagimin e nacionalistëve serb shkaktoi deklarata e Musliut se Nishani vjen për të zgjidhur problemin e kërcënimit ndaj pjesëtarëve të kombit të vet, sepse kjo është e paraparë me Kushtetutën e Shqipërisë.

Nga ana tjetër Kamberi shton se “Kjo është vizita e parë e presidentit të Shqipërisë në Bujanovc. T’i tregojmë së bashku mikpritje deri në fund”.

Sipas protokollit, presidenti Nishani do të vizitojë fshatin më të madh shqiptar në Serbi, Tërnovcin e Madh.

Deputeti popullor i PPS (SNS) nga Bujanovci Nenad Mitrovic, konsideron se nuk kanë arsye për “shqetësim”. Siç thotë, Bujar Nishani vjen që të “bindet për faktin e  padiskutueshëm se Serbia i respekton të drejtat e pakicave”./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë