Loading…

Tensione dhe fyerje gjatë seancës me aktivistët e VV’së

  • 25/01/2017 | 19:34

Tensione dhe fyerje gjatë seancës me aktivistët e VV’së

Ndërprerja e rrymës nuk i ndali tensionet e ofendimet në seancën gjyqësore ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes. Rrenc, kriminel me kravatë, e shumë epitete të tjera iu dhanë prokurorit Abdurrahim Islami nga të akuzuarit.


Duke iu drejtuar me fjalët rrenc, Frashër Krasniqi ka përmendur “gjyqin e historisë” për prokurorin. “Këta njerëz ka me i gjyku historia dhe kanë me mbetë personifikim i njerëzve servilë të ‘Klanit Pronto’”, tha i akuzuari Krasniqi.

Pasi gjykatësi ka përfunduar seancën, i akuzuari tjetër, Egzon Haliti, ka përmendur “kriminelët me kravatë”. “Kriminelë me kravatë“, tha Haliti.

Pavarësisht këtyre akuzave, prokurori Abdurrahim Islami e ruajti qetësinë. “I kam analizuar të gjitha provat dhe alibitë që i keni paraqitur”, tha ai, shkruan Kallxo.com

Gjykimi që nisi mëngjesin e të mërkurës u shndërrua në një arenë lufte mes avokatit Ramiz Krasniqi dhe prokurorit Abdurrahim Islami.

Krasniqi kërkoi përjashtimin e prokurorit dhe Prokurorisë Speciale duke u arsyetuar me ngutjen e prokurorit. “Kërkojmë përjashtimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për ta përfaqësuar aktakuzën duke e trajtuar si institucionin më të instrumentalizuar nga qeveria dhe institucionet e Kosovës”, tha avokati Krasniqi.

Për prokurorin special kërkesa e Krasniqit ishte e çuditshme, e pabazuar dhe tentativë për t’i arsyetuar paratë. “Njerëzit po bëjnë gjithçka për para”, tha Islami.

Kjo thënie e prokurorit Islami nxiti reagimin e avokatit Krasniqi, i cili e konsideroi si ofendim. “Ky është ofendim, a punon edhe ti për rrogë?”, ka pyetur avokati.

Për të qetësuar gjakrat dhe për të vendosur rend në gjykatë u desh ndërhyrja e gjykatësit Beqir Kalludra.

Në deklarimin e tij të parë pas seancës, i akuzuari Frashër Krasniqi tha se e gjithë Kosova e di që janë të pafajshëm. “Na e dimë që populli i Kosovës e din që jemi të pafajshëm dhe kjo pafajësi ka me u vërtetu herët ose vonë, kurse që kanë montuar prova dhe si rezultat i montimit të provave e kemi një të ri që ka vdekur në duart e tyre”, tha Frashër Krasniqi.

Lidhur me sulmin në Kuvendin e Kosovës, përpos të akuzuarve të tanishëm, të akuzuar ishin edhe Petrit Ademi, ndaj të cilit pushuan hetimet, si dhe Astrit Dehari, i cili në rrethana ende të pasqaruara vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë