Loading…

Serbët vazhdojnë t’i bëjnë roje murit te ura (Foto)

  • 02/02/2017 | 15:56

Serbët vazhdojnë t’i bëjnë roje murit te ura (Foto)

E plotësuar: 

18:30 – Serbë nga veriu i Kosovës po vazdhojnë të qëndrojnë në afërsi të murit të ndërtuar nga Komuna e Mitrovicës së veriut.

Disa fotografi të siguruara nga gazetametro.net, dëshmojnë se rreth 150 serbë kanë vazhduar të qëndrojnë pranë murit, edhe pas rënies së territ.

aaa

Ata kanë filluar të bëjnë roje aty që nga mesidita.

E gjithë kjo situatë ka rrjedhur pas veprimeve dramatike të presidentit serb Tomislav Nikolic dhe kryeministrit Aleksandar Vucic. I pari ka thirrur në takim urgjent ambasadorët e fuqive të mëdha, të akredituar në Beograd, ata të Kinës, Rusisë dhe SHBA’së.

Ndërsa Vucic ka organizuar një takim në Rashkë me udhëheqësit e serbëve të Kosovës. Ai ka ateruar me helikopter në një kazermë ushtarake, e cila ndodhet në këtë qytet.


 Strukturat paralele kanë urdhëruar të ruhet muri (Foto)

16:31 – Rreth 100 serbë po qëndrojnë tek muri në veri të Mitrovicës. Ata janë mbledhur pas urdhërit të dhënë nga strukturat paralele që operojnë në veri.

Këtë për gazetametro.net e kanë thënë burime nga brenda Policisë së Kosovës. Ata tutje kanë thënë se gjendja është e qetë, por serbët vazhdojnë të qëndrojnë te muri.

Muri, tension

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë në jug, Avni Zahiti, ka thënë se në jug të Mitrovicës s’po ndodhë asgjë. Siç sqaron ai, serbët kanë keqkuptuar një kamionetë të Policisë që kishte shkuar për të riparuar kamerat e sigurisë në urën e Ibrit.

“Serbët kur e kanë parë kamionetën, e kanë përdorur për interesa të tyre, se gjoja ne po përgatitemi, por njësiti i Policisë për menaxhim të kamerave të sigurisë ka shkuar që t’i riparojë ato”, ka thënë Zahiti për gazetametro.net

Ndërkohë, mediat në Serbi kanë alarmuar për një përgatitje të njësiteve special të Kosovës.


Tension në Mitrovicë, serbët po e ruajnë murin (Foto)

Situata në Mitrovicë është tensionuar. Në afërsi të urës së Ibrit që lidh veriun me jugun e Mitrovicës, dhe në afërsi të murit të ndërtuar rishtas nga Komuna e Mitrovicës së veriut, vërehet prezencë e shtuar e forcave policore, ushtarëve italianë të KFOR’it, e gjithashtu edhe serbëve.

Këta të fundit raportohet se janë mbledhur për t’i bërë roje murit, me dyshimin se ai do të rrënohet nga Prishtina zyrtare.

aa

E gjithë kjo situatë ka rrjedhur pas alarmit të ngritur në Beograd nga presidenti serb Tomislav Nikolic dhe kryeministri Aleksandar Vucic, të cilët kanë krijuar opinionin kinse Prishtina zyrtare është duke përgatitur sulm ndaj veriut.

a

Ndërsa, nga ajo që ka mësuar gazetametro.net, Thaçi e Mustafa, u kanë thënë dje homologëve të tyre në Bruksel se muri te ura mbi lumin Ibër do të rrënohet, dhe nëse atë nuk e rrënojnë ata që e kanë ndërtuar, do ta rrënojë Prishtina zyrtare.

aaa

Në afërsi të murit raportohet se janë mbledhur rreth 100 serbë lokal, të cilët po bëjnë roje. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë