Loading…
Tenori Ramë Lahaj për herë të parë do të performon në Maqedoni
  • 22/03/2019 | 16:59

Tenori Ramë Lahaj për herë të parë do të performon në Maqedoni

Tenori Ramë Lahaj në muajin prill do të mbajë një koncert në Shkup të Maqedonisë. Në këtë koncert i cili do të dirigjohet nga dirigjenti David Crescenzi, përkrah tenorit Ramë Lahaj do të jetë edhe sopranoja Venera Gimodieva, baritoni Kiril Manolov dhe mezo-sopranoja Marika Popovikj.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vet tenori kosovarë përmes një postimi në Facebook.

“Për herë të parë do të jem në Shkup, Maqedoni, me miqtë e mi më të mirë të skenës ndërkombëtare në kuadër të festivalit Skena e Muzikës serioze shqiptare.  Koncerti do të mbahet në Operën e Shkupit me 4 prill në orën 19.30. Ndërkaq Masterclass për artistët e rinj do të mbahet po ashtu në Operën e Shkupit me 5 prill në orën 14.30”, ka shkruar ai.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë