Loading…
Temperaturave të larta u vjen fundi, rikthehet i ftohti
  • 21/02/2019 | 23:45

Temperaturave të larta u vjen fundi, rikthehet i ftohti

Temperaturave të larta që mbizotëruan mbi vendin tonë këtyre ditëve, po ju vie fundi.


Kjo si pasojë e fuqizimit të masave ajrore me origjinë nga veriperëndimi i Kontinentit dhe vranësirave të dendura dhe jostabile të cilat do të shfaqen ditën e premte, për të vazhduar edhe gjatë vikendit, thuhet në Raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Rrezet e diellit të cilat do të shfaqen në orët e hershme, gjatë ditës do të mbulohen nga vranësirat e dendura të cilat fillimisht do të shoqërohen me reshje shiu, e me rënjen e temperaturave, reshjet e shiut në shumë territore do të transferohen në formë dëbore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Shtypja ajrore edhe pse do të ketë rënje, sërish mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, mesatare deri e fortë, ku në disa vende në Dukagjin mund të arrijë deri në 15m/s, ndërsa në rrafshin e Kosovës, kjo shpejtësi parashihet të arrijë deri 12m/s.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë