Sipas njoftimit të Institutit Meterologjik të Kosovës nesër në Kosovë do të jetë mot me diell.
Sipas njoftimit të këtij Instituti, temperaturat do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius, transmeton gazetametro.net
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales, kjo si pasojë e fushave anticiklonike të spostuara ditë më parë nga pjesa jugperëndimore e kontinentit dhe njëkohësisht të bllokuara në pjesën më të madhe të gadishullit Ballkanik. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes”, njofton IHMK. /gazetametro.net