Loading…

Temperaturat e larta, Shqipëria goditet nga zjarri

  • 04/07/2017 | 16:46

Temperaturat e larta, Shqipëria goditet nga zjarri

Emergjencat Civile kanë bërë të ditur me anë të një njoftimi situatën e masave për shkak të zjarreve deri në ditën e sotme.


EC thekson se temperaturat mbeten ende të larta në vend dhe rreziku i zjarreve është evident.

“Përgjatë orëve të fundit ka pasur 4 vatra zjarri në sipërfaqe me pyje dhe shkurre në Vlorë, Fier dhe Durrës. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët pavarësisht terrenit të vështirë. Në Qarkun e Vlorës, në fshatin Armen, Selenicë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra u përfshi nga flakët, të cilat rrezikojnë edhe disa banesa. Për shuarjen e flakëve kanë shkuar forca zjarrfikëse nga Vlora. Me kërkesë të Prefektit, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile koordinoi dërgimin edhe të 60 forcave ushtarake për ndihmë”, transmeton njoftimin e EC-së kp.

Ndërsa në Qarkun e Fierit, në fshatin Gjorgos, Cakran është riaktivizuar përsëri vatra e zjarrit e një dite më parë në një masiv me pisha. Forca të zjarrfikësve të Fierit ndodhen në vendngjarje dhe janë duke punuar për shuarjen e flakëve edhe pse terreni është i vështirë.

Ndërkohë në fshatin Zhupan Qendër, gjatë paradites ka rënë një zjarr në një zonë me shkurre, ferra dhe ullishte. Nga flakët është djegur një sipërfaqe rreth 20 arë me shkurre e ferra si dhe pjesërisht 10 rrënjë ullinj.

Në Qarkun Durrës, në Gjirin e Lalzit, Ishëm ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarrfikësit nga Durrësi kanë mbërritur dhe kanë shuar flakët brenda pak minutash. Për pasojë është djegur një sipërfaqe prej rreth 10 arë me shkurre dhe ferra.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë