Loading…

Temperatura 50 gradë celsius, Emiratet e Bashkuara Arabe e krijojnë shiun vetë

  • 22/07/2021 | 08:35

Temperatura 50 gradë celsius, Emiratet e Bashkuara Arabe e krijojnë shiun vetë

Duke qenë se është një prej vendeve me më shumë thatësirë në botë, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur të krijojnë vetë shiun, për të luftuar temperaturat e zjarrta që kanë arritur deri në 50 gradë celsius këtë verë.


Shiu formohet duke përdorur dronë të cilët fluturojnë brenda reve dhe lëshojnë shkarkesa elektrike për t’i “bindur” që të përplasen dhe të prodhojnë reshje.

Vendi arab shpreson që kjo teknikë të ndihmojë në rritjen e sasisë vjetore të shiut që bie në vend.

Një video e publikuar nga Qendra Kombëtare e Meteorologjisë tregoi një rrebesh të vërtetë në rrugët e vendit, pavarësisht temperaturave tepër të larta.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë