Loading…

Televizioni francez: Kosova shteti që s’po bëhet (Video)

  • 12/05/2017 | 16:04

Televizioni francez: Kosova shteti që s’po bëhet (Video)

Për më shumë se një vit, Kosova ka qenë e zhytur në krizën politike, e cila arriti kulmin këtë javë kur qeveria u rrëzua dhe presidenti i shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për datën 11 qershor, dhe gatetarët tanë shkuan në këtë vend të vogël, jofunksional që ndodhet në zemër të Evropës. Kështu e fillon dokumentarin për Kosovën, televizioni francez France 24.


Kosova që shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, vend i vogël ballkanik njihet vetëm nga 114 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së. Ky shteti sipas këtij dokumentari të France 24 mbetet jofunksional dhe i ndarë, përcjellë gazetametro.net.

Në pjesën jugore të këtij shteti, që kufizohet me Shqipërinë, qytetarët janë kryesisht të fesë islame, përdorin latin dhe paguajn me euro. Ndërsa në veri, shihet flamuri serb i vendosur nëpër ndërtesa, përdoret shkrimi cirilik, blerja bëhet me dinarë dhe popullisia është kryesisht serbe ortodokse.

Tensionet midis shumicës shqiptare dhe komunitetit serb (që përbën vetëm 6% të popullsisë), vazhdojnë. Kosova mbetet nën vëzhgim ndërkombëtar: këtu janë të vendosur rreth 4,300 trupa të NATO-s dhe një mision europian, EULEX, i cili mbikëqyr policinë, drejtësinë dhe administratën lokale.

E vetmja shprese e shpresës në këtë peizazh të zymtë është brezi i ri, i cili nuk ka jetuar gjatë luftës dhe mund të thyejë rrethin vicioz të urrejtjes ndërmjet komuniteteve.

Një e treta e popullsisë është nën moshën 15 vjeçare. Me qëllim që të tretet historia e saj dhe në fund të shikohet nga e ardhmja, Kosova do të duhet të mbështetet tek të rinjtë e saj dhe energjia e tyre, thuhet ndër të tjera në dokumentarin e televizionit francez, France 24. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë