Loading…

Telefonata nga SHBA: Kurti paraqet dy kërkesa për të shkuar në zgjedhje të reja në veri

  • 01/06/2023 | 23:31

Telefonata nga SHBA: Kurti paraqet dy kërkesa për të shkuar në zgjedhje të reja në veri

Kurti ka biseduar me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jonathan Finer, e ku temë e diskutimit ishte që t’i jepet fund tensioneve me zgjedhje të reja në katër komunat veriore, shkruan Gazeta Metro.


Kurti sot ka marr disa thirrje nga SHBA’të, ndërsa në qendër të diskutimit ka qenë de-eskalimi i veriut.

Por sipas tij për të shkuar të zgjedhjet e reja në katër komunat në veri, se pari  duhet të largohen turmat e dhunshme të sponsorizuara sipas tij nga Beogradi.

“I lumtur që bisedova me me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Jon Finer. E falënderova për thirrjen dhe u zotova që të bashkëpunoj me SHBA-në për t’i depërshkallëzuar tensionet, Kjo kërkon një fund të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër oficerëve të sigurimit deri në zgjedhjet e reja në ato komuna.”, ka njoftuar Kurti.

Ndërsa në një cicërim tjetër, Kurti njofton për bisedën tjetër me tre senatorët amerikan, ndërsa përveç largimit të bandave të dhunshme, Kurti ka kërkuar edhe implementimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit, si rrugë pë të arritur drejt de-eskalimit deri në zgjedhje të reja.

“Heqja e turmave të dhunshme para ndërtesave të komunave, dhe implementimi i plotë i marrëveshjes së Brukselit, është rruga drejt de-eskalimit deri në zgjedhjet e reja” ,ka shkruar Kurti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë