Loading…

Telefonata e Thaçit me Vuçiqin, për rifaktorizim

  • 30/01/2017 | 09:48

Telefonata e Thaçit me Vuçiqin, për rifaktorizim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë javës që lamë pas zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Temë e bisedës sipas presidentit kosovar, ishte normalizimi i dialogut Beograd – Prishtinë.

Përkundër kësaj edhe pse kjo bisedë sipas protagonistëve ishte arritja e qëndrueshmërisë  mes raporteve të të dyja shteteve, në Kosovë kjo telefonatë po shihet si tentativë e Thaçit për ta rifaktorizuar rolin e tij në normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë, shkruan Zëri.

Kështu ta paktën kanë deklaruar njohës të rrethanave politike ne vend.

Siç thonë ata, komunikimi i Thaçit përveç se është absurd nuk do të sjellë asgjë të re në procesin e normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi. Në anën tjetër, një mendim krejtësisht të kundërt e kanë njohësit e çështjeve të sigurisë.

Veprimin e Thaçit ata e quajnë adekuat, pasi që, sipas tyre, një bisedë e tillë telefonike mes krerëve shqiptarë e serbë ishte e pashmangshme. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë