Loading…

Teatri Kombëtar edhe një shfaqje për këtë muaj

  • 29/01/2017 | 16:48

Teatri Kombëtar edhe një shfaqje për këtë muaj

Teatri Kombëtar jep edhe një shfaqje, të fundit për këtë muaj, dy ditë rradhazi.


Me datë 30 dhe 31 janar, ditë e hënë dhe e martë do të jepet shfaqja teatrale ” Eshtrat vijnë më vonë” nga Teki Dervishi, me regji të Martin Kocovski, shfaqje kjo që do të jetë në ora 20:00.

eshtrat

Aktorët e kësaj shfaqjeje janë: Astrit Kabashi, Bajrush Mjaku, Adrian Morina, Shkelzen Veseli, Lumnie Sopi, Arta Selimi, Albulena Kryeziu, Armend Baloku dhe Bujar Ahmeti. Skenografia dhe kostumet nga Juliana Voykova, ndërsa muzika nga Oliver Josifovski.

Drama e Teki Dervishit “Eshtrat që vijnë vonë” trajton fatin e individit me identitet të humbur. Raportet mes njeriut i cili për pushtet e ka humbur identitetin dhe atij që përpiqet ta ruaj duke e sfiduar presionin dhe realitetin. /gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë