Loading…

Të vetmit të izoluar

  • 22/04/2017 | 08:46

Të vetmit të izoluar

Bashkimi Europian është më së shumti prezent në Kosovë se në gjithë pjesën tjetër të rajonit. Por, Kosova është i vetmi i vend i rajonit, që mbahet i izoluar nga Europa.


Është bërë gati një vit prejse Komisioni Evropian ka miratuar propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë muajit maj të vitit 2016. Por, pavarësisht këtij rekomandimi, që gëzoi pa masë qytetarët, ata ende po vazhdojnë të jenë populli më i izoluar në Evropë. Stepja e kosovarëve të kalojnë lirshëm nëpër zonën Schengen po bëhet për shkak të mosratifikimit të Marrëveshjes për Demarkimin e Kufirit mes Kosovës e Malit të Zi, shkruan sot, gazeta Zeri.

Po bëhet afër një vit prejse Komisioni Evropian ka miratuar propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë muajit maj të vitit 2016. Por, pavarësisht këtij rekomandimi që gëzoi pa masë qytetarët ata ende po vazhdojnë të jenë populli më i izoluar në Evropë.

Stepja e kosovarëve të kalojnë lirshëm nëpër zonën Schengen po bëhet për shkak të mosratifikimit të Marrëveshjes për Demarkimin e Kufirit mes Kosovës e Malit të Zi. Është Demarkacioni, kusht ky i vënë nga BE-ja, që po i torturon kosovarët çdo ditë nëpër dyert e ambasadave.

Në ditët e caktuara për termine vizash radhët para ambasadave në Prishtinë vazhdojnë të jenë të gjata. Në çfarëdo kushtesh atmosferike, edhe në shi e në borë, qytetarët, nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, rreshtohen për një termin për një vizë që ua mundëson daljen në Evropë.

Shumë prej tyre aplikojnë për bashkim familjar, procedurë kjo më e gjatë dhe më e komplikuar, të tjerë për një vizë punë, vizë studentore apo edhe vizë turistike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë