Shqiptarët që jetojnë në Francë, në shenjë pakënaqësie për rastin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj kanë organizuar për të shtunën një protestë në Colmar të Francës, nga ora 12.
Sipas njoftimit të dërguar nga organizatori, është moment historik që të gjithë shqiptarët të dëshmojnë se janë bashkë dhe janë një.
Me këtë rast ftohen të gjitha strukturat e organizatave politike, shoqatave, klubeve dhe formave tjera të organizuara të shqiptarëve në Evropën Perëndimore që të bashkuar të kërkojmë që autoritetet e drejtësisë franceze dhe të shteteve tjera demokratike të mos veprojnë sipas urdhrave politik të regjimit të Beogradit.
”Lirimi i PAKUSHT dhe i MENJËHERSHËM i z.Ramush Haradinajt është mesazhi që presim nga demokracitë perëndimore”, thuhet tutje në njoftim.
Protesta do të mbahet në këtë adresë: 9 AVENUE RAYMOND POINCARÉ, 68000 COLMAR, FRANCE./Gazetametro.net