Policia e Tiranës raportoi sot për plagosjen e një menaxheri të një diskoje me emër në kryeqytet. Mësohet se ai është ish-bashkëshorti i moderatores së njohur shqiptare, Hygerta Sako.
Në orët e para të ditës u plagos para derës së shtëpisë së tij në zonën e ish-Bllokut 31 vjeçari Artur Aligjoni, menaxher i diskos së famshme në kryeqytet, “Arena”.
Aligjoni është gjithashtu edhe ish-bashkëshorti i moderatores së njohur shqiptare, Hygerta Sako. Çifti është divorcuar në shkurt të vitit 2012 dhe janë prindër të një vajze.
Aligjoni është plagosur në këmbë ndërsa policia po heton në pistën që lidhet me ngjarjen e para dy muajve në Kamëz, ku vetë 31 vjeçari plagosi një person me thikë, shtetasin Halim Hysa, por më vonë u la i lirë për “plagosje të lehtë”.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë shoqëruar në komisariat i plagosuri i dy muajve më parë Halim Hysa dhe vëllai i tij lidhur me plagosjen e sotme.