Loading…

Të shtëna me armë në veri, plagoset pjesëtari i Policisë së Kosovës

  • 13/10/2018 | 11:03

Të shtëna me armë në veri, plagoset pjesëtari i Policisë së Kosovës

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është plagosur pas të shtënave me armë para një kafeneje, në Veri të Mitrovicës.


Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Hoti tha se të shtënat ndodhën rreth orës 3:20 të mëngjesit përpara një kafeneje e kjo pas një zënke.

Sulmuesi i dyshuar dhe viktima janë të dy serbë, deklaron Hoti.

“Rreth orës 3:20 të mëngjesit në një kafiteri në veri ka pasur një zënkë si pasojë e konsumimit të tepërt të alkoolit. Aty ka qenë një pjesëtar i Policisë së Kosovës i cili është plagosur. Ai është edhe pronar i lokalit dhe rasti nuk ka të bëjë asgjë me detyrën zyrtare. Pronari i lokalit e ka zhvendos jashtë të dyshuarin dhe ky i fundit e ka plagosur në gjymtyrët e poshtme. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është i njohur për Policinë dhe jemi në kërkim të tij”, tha Hoti/Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë