Loading…

Të shtëna me armë në qendër të Oslos: Dy të vrarë, 14 të plagosur

  • 25/06/2022 | 08:23

Të shtëna me armë në qendër të Oslos: Dy të vrarë, 14 të plagosur

Në Oslo, dy persona u vranë gjatë natës dhe 14 u plagosën nga të shtënat që ndodhën në një klub nate dhe në rrugët përreth.


Policia tha se kishte arrestuar një të dyshuar, i cili besohet të jetë i vetmi autor i krimit që ndodhi herët në mëngjes në Londrën Pub Club dhe rrugët përreth. I dyshuari është arrestuar pak minuta pas të shtënave.

Sipas washingtonpost, Londra Pub është një klub i njohur homoseksualësh në qendër të Oslos. Gazetari norvegjez i shërbimit publik, Olav Roenneberg tha se pa një burrë me një çantë që mori një armë dhe filloi të qëllonte. Ende nuk dihet motivi i sulmit.

Sulmi ndodhi përpara një parade krenarie në Oslo, 50 vjet pasi shteti u dha me ligj të drejtat LGBTI+ njerëzve.

Kryeministri Jonas Gahr Stoere tha se ky ishte një sulm i tmerrshëm dhe, siç tha ai, thellësisht tronditës ndaj njerëzve të pafajshëm dhe mbështeti njerëzit LGBTI+.

Një numër i madh i shërbimeve të urgjencës janë në vendin e krimit dhe spitalet në Oslo janë në gatishmëri të lartë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë