Rreth mbrëmjes së sotme në rrugën “mbretëresha Teutë” në lagjen Sofali të Prishtinës, raportohet se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Ndonëse nuk është raportuar për të lënduar në njerëz, policia thotë se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 20:25.
Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë gjetur disa gëzhoja, që dyshohen të jenë të armeve me të cilat është shtënë.
Ende nuk dihen arsyet e të shtënave dhe as nuk ka të dyshuar, por policia është duke i vazhduar hetimet./gazetametro.net