Loading…

Të shpallen zgjedhjet e të shpëtohet Kosova

  • 20/03/2017 | 11:58

Të shpallen zgjedhjet e të shpëtohet Kosova

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Pal Lekaj ka reaguar lidhur me shtyrjen e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit si pasojë e mungesë së kuorumit të nevojshëm për tu mbajtur mbledhja.


Leka ka thënë se Qeveria e cila thotë se në Kuvend i ka mbi 80 numra, nuk ka kuorum për asgjë. Nuk ka numra për marrëveshje e për ligje të rëndësishme për Kosovën, siç ai u shpreh “është e braktisur nga të gjithë e edhe nga vetë vetja”, përcjell gazetametro.net

Sipas tij sot me mos mbajtjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës si pasojë e mungesës së kuorumit është tregues se vendi është në bllokadën me të keqe që nga pas lufta.

“Qeveria është e paaftë të procedojë dhe të furnizojë me projektligje Kuvendin e Kosovës, nuk ka asnjë vizion se si të ecet përpara, ka mbetur në vendnumëro dhe është e interesuar vetëm që të ruaj pushtetin e saj me çdo çmim”, shtoi deputeti i AAK’së.

“Nën qeverisjen e këtij koalicioni mund të flasim vetëm për rritjen e papunësisë, mos krijimin e Ushtrisë, mbetjen pa liberalizim, dështimet në anëtarësim në organizata ndërkombëtare e të tjera mos zhvillime”, përfundoi Lekaj duke kërkuar që të shpallen zgjedhjet, gjë e cila sipas tij do ta shpëtonte Kosovën./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë