Loading…

‘Të rinjtë po ikin në Gjermani’, Rama i kthehet keq studentes

  • 22/02/2019 | 17:40

‘Të rinjtë po ikin në Gjermani’, Rama i kthehet keq studentes

Edi Rama ka debatuar me një studente në lidhje me ikjen e të rinjve drejt Gjermanisë. Kreu i qeverisë dhe e reja kanë replikuar me njëri-tjetrin.


Debati:

Studentja: Zoti Rama shumë të rinj po ikin drejt Gjermanisë. A mund të ndërtohet Shqipëria pa patur të rinj?

Rama: Ku e shikon ti”

Studentja: Po shikoj shumë nga miqtë e mi?

Rama: Sa miq ke ti?

Studentja: Po them realiteti zoti Rama…

Rama: Mos më ndërprit, se e kam me shumë qejf debatin, por problem kam insistime pa fakte. Ku po e shikon? Në televizor?  Po ikin njerëz në Gjermani? Po! Po  ikin dhe po vijnë. Kanë ikur, ikin dhe do ikin se nuk jemi në bunkerin e shokut që kishte bunkerin këtu përpara universitetit. S’jemi në Gjermania, por një nga vendet më të pa zhvilluara dhe andaj ikin.

Studentja tenton të flasë….

Rama: Më lër të flas se nuk dua të bëj debat pa fakte. Është e vërtetë që kthehen më pak se sa ikin.

Nga Kroacia ikin më shumë se sa nga Shqipëria. Nga Italia e Jugut ikin. Kjo do të thotë se kjo është diçka që nuk duhet të qajmë, e surprizohemi.

Ama, po është e vërtet se në spital ti nuk sheh asgjë, se në spital se kemi të gjithë infermierët që na nevojiten dhe 4 mijë janë në liste pritje. Nuk janë në Gjermani. Po ashtu mjekë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë