Instituti Demokratik i Kosovës ka shpalosur rezultatet e sondazhit të realizuar me të rinjtë e moshës 17-21 vjeç.
Qëllimi i këtij studimi ka qenë gatishmëria e të rinjëve për partitë dhe diskutimet politike, për pjesëmarrjen në procesin zgjedhor, për vlerësimet e tyre dhe vlerat për të cilat ata i nxisin për të dhënë votën si dhe për liderët model.
Rezultate kanë treguar se të rinjtë e Kosovës nuk e shohin asnjë prej liderëve kosovarë si model.
Sipas rezultateve të këtij studimi ka dalë se të rinjtë e Kosovës, nëse do të duhej ta zgjidhnin një model prej njërit nga liderët e politikës tonë, ata do të votonin për Albin Kurtin me 13.7 për qind duke u pasuar nga Hashim Thaçi me 10.5 për qind, Kadri Veseli me 7.2 për qind dhe Ramush Haradinaj me 5.4 për qind.
Ndërsa Shpend Ahmeti, Isa Mustafa e liderë të tjerë kanë marrë përqindje më të vogël e disa nuk e kanë kaluar as 1 për qindëshin si Visar Ymeri.
Ndërkohë, sondazhi ka treguar se partia e parë që do ta votonin të rinjtë e Kosovës është Lëvizja Vetëvendosje me 27 përqind, kurse PDK-ja me 20 përqind. /gazetametro.net