Loading…

Të rinjtë e PDK’së: Shpend ju jeni sinonim i vandalizmit

  • 11/08/2017 | 19:27

Të rinjtë e PDK’së: Shpend ju jeni sinonim i vandalizmit

Rinia e PDK-së së Prishtinës i ka reaguar kryetarit të Shpend Ahmetit, i cili përmes një statusi e politizoj një akt vandal në Gërmi, duke aluduar në aksionet politike të të rinjve të PDK-së.


Leutrim Retkoceri, i të rinjve të PDK-së, i cili dje ia dhuroj topin me mbishkrime “korrupsion”, “punësime politike”, “tenderë”, ka shkruar në llogarinë e tij se ngjyrimi politik që Ahmeti i ka dhënë një akti vandal në Gërmi vetëm tregon sa i pagdhendur është ai. Ai ka thënë se Vetëvendosje është sinonim i vandalizmit.

“Shpend Ahmeti përmes një postimi i paska dhënë ngjyrim politik një akti vandal në Gërmi. E ultë shumë prej tij si kryetar, por kjo vetëm tregon sa i pagdhendur dhe i pamatur është. Edhe gjuhën e ke të lëshuar, por është e kuptueshme kur shok e ka Fisnik Ismailin, një rrugaç ky i rryer. Vandalizmi është gjuhë dhe sjellje e juaja.

Ti, Shpend Ahmeti, bashkë me ata mercenarët që të ka detyruar t’i punësosh Dardan Molliqaj, e keni shkatërruar pronën publike dhe private në Prishtinë. Ti i ke prirë grupeve të dhunshme, që kanë vandalizuar Komunën e Prishtinës. Keni djegur vetura dhe keni kidnapuar zyrtarë. Keni sulmuar policinë dhe institucionet me gurë e molotovë. Madje, Kuvendin e Kosovës edhe me raketahedhës. Ju jeni sinonim i vandalizmit! Mos u viktimizo për mospunën tënde, dembel!”, ka shkruar Leutrim Retkoceri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë