Loading…

Të rinjtë e Ferizajt kërkojnë të funksionalizohet Spitali: 300 mijë banorë po anashkalohen

  • 25/06/2022 | 18:30

Të rinjtë e Ferizajt kërkojnë të funksionalizohet Spitali: 300 mijë banorë po anashkalohen

Aktivitet simbolik është zhvilluar sot në qytetin e Ferizajt. Të rinjtë e këtij qyteti kanë kërkuar që institucionet përkatëse të marrin masa dhe të japin dritën jeshile për funksionimin e spitalit regjional.


“300 mijë banorë po ashkalohen”, “Ku është ministri i shëndetësisë”, “Pse po hesht qeveria”, “Sa specialistë e personel të tjerë do të punësoheshin”, janë disa prej pankartave të vendosura në rrethojat e objektit që është ndërtuar.

Ndryshe, ditë më parë, deputeti i PDK-së nga Ferizaj, Elmi Reçica ka paralajmëruar reagim qytetarët, nëse nuk jepet drita jeshile për Spitalin e Ferizajt.

“Po besoj jeni në rrjedhë dhe nuk mbetet pa reagim qytetar çështja e Spitalit të Ferizajt”, tha Reçica në seancën e sotme të Kuvendit.

Ferizajt, së bashku me komunat përreth, u ofron shërbime shëndetësore afër 300 mijë banorëve. Pikërisht për këtë arsye, nevoja për të rritur kapacitetet spitalore është emergjente sepse ndërtesa aktuale e Spitalit Regjional nuk u plotëson nevojat e qytetarëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë