Loading…

Të qeshim së bashku sërish: Deputetja e Kurtit fajëson popullin dhe Bekim Haxhiun për skadimin e afatit të vaksinave

  • 03/09/2021 | 09:41

Të qeshim së bashku sërish: Deputetja e Kurtit fajëson popullin dhe Bekim Haxhiun për skadimin e afatit të vaksinave

Deputetja e Vetëvendosjes (VV), Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka vazhduar avazin e partisë së saj për të fajësuar qytetarët për rritjen e rasteve me virusin korona si dhe skadimin e afatit të mbi 130 mijë vaksinave të ardhura nga Norvegjia si donacion, shkruan Gazeta Metro. 

Mulhaxha Kollçaku, me anë të një shkrimi në Facebook ka lavdëruar madje ministrin Vitia duke thënë se janë nënshkruar vaksinat në vazhdimësi.

Madje ajo ka thënë se Vitia ka bërë thirrje të mjaftueshme për vaksinim, por që të njëjtat nuk janë përfillur nga qytetarët.

“Ka deklaruar publikisht se ai dhe Kryeministri janë vaksinuar me vaksinën Astra-Zeneca”, ka thënë ajo.

Për të mos u mjaftuar me kaq, Kollçaku ka vazhduar duke aluduar në deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, të cilit ajo i vë faj pse ka hedhur dyshime për validitetin e vaksinave Astra Zeneca që ishin donacion nga Norvegjia.

“Përsëri, hezitim i qytetarëve për vaksinim. Përgjigje jo e mjaftueshme, edhe pse figurat publike, ministra, deputë, artistë etj., promovonin vaksinimin e sigurt përmes mediave dhe fotove personale në rrjetet e tyre sociale, nga qendrat e vaksinimit, me plot lëvdata për stafin profesional”, ka shkruar ajo.

Më poshtë postimi i plotë i saj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë