Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi me anë të një postimi në Facebook ka lajmëruar se të premten do të protestohet para komunës së Prishtinës, transmeton Gazeta Metro.
Ai ka thënë se pas takimit me kryetar të shoqatave sindikale të punëtoreve teknik është vendosur që të premten të mbahet protestë para komunës së Prishtinës.
Tutje, ka shtuar se kjo protestë do të mbahet për rritjen e pagave të punëtorëve teknikë dhe atyre të sigurimit fizik që menaxhohen nga kompanitë private.
“Sot u mbajt takimi me kryetar të shoqatave sindikale të punëtorëve teknik të disa shkollave të Prishtinës dhe QMF-ve dhe atyre të sigurimit fizik që menaxhohen nga kompanitë private , ku u mor vendim që të premten të protestohet para komunës së Prishtinës , për rritjen e pagave”, ka shkruar ai. /gazetametro.net
Postimi i Jusuf Azemit: