Një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Nadakofc ka ndodhur sonte rreth orës 20:30, transmeton Gazeta Metro.
Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Si pasojë e aksidentit ku janë përfshirë dy vetura, një person ka pësuar lëndime
“Rreth orës 20:30 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Nadakovc ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime,” tha Zahiti. /gazetametro.net