Loading…

Të pakënaqur me Guardiola: Tre yje të Cityzens duan të ikin

  • 31/05/2021 | 12:34

Të pakënaqur me Guardiola: Tre yje të Cityzens duan të ikin

As trajneri spanjoll siç thuhet nuk është se do të mërzitej shumë nëse Gabriel Jesus, Raheem Sterling dhe Aymeric Laporte do të largoheshin. Guardiola i ka dy futbollistë në listë për t’i afruar në Manchester City, transmeton Gazeta Metro.


Guardiola i ka dy futbollistë anglezë në listë për t’i sjellë në Manchester City për t’i zëvendësuar Sterling dhe Mahrez, që sipas gazetës angleze Sportsmail kampionët anglezë janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat.

Gazeta tjetër angleze The Athletic pretendojnë se disa futbollistë në Cityzens nuk janë të kënaqur me rolet e tyre në klub. Sipas tyre Gabriel Jesus, Raheem Sterling dhe Aymeric Laporte janë të pakënaqur dhe se kjo ndjenjë ndahet edhe me të tjerë në skuadër. Kjo pakënaqësi ka zgjatur edhe pas dështimit të fitores në finale të Ligës së Kampionëve.

Megjithëse humbi nga Chelsea në finale Guardiola pritet të mbështetet fuqishëm nga sheiku i Qatar këtë verë.

Sipas tyre pritet që skuadra të shkundet pasi ky grup do të pajtohej të largohej këtë verë, madje do të ishin mjaft aktiv në shtytjen për largim, e edhe ekipi thuhet se do të pranonin që këta të largoheshin.

City zbulohet nga Sportsmail po ndjek me ngulm mesfushorin Jack Grealish të Aston Villa. Ky transfer do t’i kushtonte mbi 100 milionë funte, dhe shtohet se janë të gatshëm të rezistojnë për të siguruar këtë shumë marramendëse.

Po ashtu në listë të dëshirave është edhe sulmuesi i Tottenham dhe Anglisë, Harry Kane. Super ylli tanimë e ka bërë të ditur se dëshiron të largohet këtë verë, por City do të detyrohej të nxirrte një shumë të madhe, rreth 150 milionë funte për ta sjellë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë