Loading…

Të pagjeturit, peng i politikës

  • 29/01/2017 | 11:27

Të pagjeturit, peng i politikës

Rreth 1650 persona nga Kosova po kërkohen që nga paslufta e familjarët nuk ua dinë as varret.


Pjesa dërrmuese e tyre janë shqiptarë, derisa sipas listave të Serbisë janë më pak se 400 persona nga komuniteti serb dhe nga pakicat e tjera në Kosovë, të cilët figurojnë si të pagjetur.

Nga ana e palës serbe ende ka hezitime për të dhënë informacione në lidhje me fatin e shumicës së të zhdukurve.

Ibrahim Makolli, kryesues i delegacionit për bisedime në lidhje me të pagjeturit, ka thënë për “Zërin” se problemi më i madh në lidhje me të pagjeturit është mungesa e informatave, si dhe mungesa e gatishmërisë për të ofruar informata nga ana e palës serbe me vendndodhjen e të pagjeturve.

Pala serbe, sipas Makollit, ka informacione për pjesën dërrmuese të të zhdukurve pasi gjatë periudhës së luftës janë arrestuar ose janë marrë nga forcat ushtarake shumë qytetarë të Kosovës dhe për fatin e tyre nuk dihet. “Kështu sot kemi mungesë vullneti për informacione për vendndodhjen e tyre”, ka thënë Makolli. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë