Loading…

Të mërkurën mbledhja e Qeverisë, këto pika në rend dite

  • 13/10/2026 | 23:21

Të mërkurën mbledhja e Qeverisë, këto pika në rend dite

Qeveria e Kosovës do të mbajë nesër mbledhjen e radhës.


Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje janë paraparë për shqyrtim dhjetë pika, të cilat përfshijnë projektligje, propozim-vendime dhe kërkesa të ndryshme të institucioneve publike.

Ndër çështjet që do të shqyrtohen janë Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë, si dhe Drafti i Programit për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike për vitet 2026–2028.

Po ashtu, ministrat do të shqyrtojnë ndryshimet në vendimin për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare, si dhe propozim-vendimet për autorizimin e nënshkrimit të marrëveshjeve për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë